Aksidenti i autobusit nga Kosova në Kroaci, s’ka të lënduar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një autobus me rreth 30 udhëtarë nga Kosova ka pësuar sonte një aksident në Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk ka marrë lëndime dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Informacionet rreth këtij aksidenti do të përditësohen sapo të ketë të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024