SHBA mirëpret miratimin e Turqisë për ofertën e anëtarësimit të Suedisë në NATO
Lexohet për: 2 min.
US
10 muaj më parë
Linku u kopjua

SHBA-të mirëpritën të martën miratimin e Turqisë për hyrjen e Suedisë në aleancën e NATO-s, duke thënë se çështja ka qenë një "përparësi e rëndësishme" për presidentin Joe Biden.

"Ne mirëpresim votën e parlamentit turk që miraton kërkesën e Suedisë për t'u bashkuar me NATO", tha Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare të Biden, në X, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

"Ky ka qenë një prioritet i rëndësishëm për @POTUS. Suedia është një partner i fortë dhe i aftë i mbrojtjes, anëtarësimi i së cilës në NATO do t'i bëjë SHBA-në dhe Aleancën më të sigurt dhe më të fortë", shtoi ai.

Parlamenti turk disa orë më parë ratifikoi me shumicë dërrmuese anëtarësimin e Suedisë me 287 vota pro. Hungaria është tani i vetmi vend anëtar i NATO-s që nuk ka nënshkruar hyrjen e Suedisë në aleancë.

Finlanda dhe Suedia – të dyja vendet nordike afër ose në kufi me Rusinë – aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Finlanda u bë aleati i 31-të i NATO-s në prill të vitit 2023 pas miratimit nga të gjitha legjislaturat e aleancës.

Pas miratimit të parlamentit turk, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i tha Anadolu se Biden vazhdon të mbështesë shitjen e F-16 dhe kompleteve të tyre të modernizimit në Ankara, duke thënë se kjo "do të ndihmojë në lehtësimin e ndërveprimit të NATO-s dhe është në interesin kombëtar të SHBA".

"Presidenti Biden ka qenë prej kohësh i qartë se ai mbështet shitjen e F-16 në Turqi për të modernizuar flotën e tyre ajrore", tha zëdhënësi në kushte anonimiteti. "Kongresi ka një rol të rëndësishëm në miratimin e shitjeve të armëve dhe ne po punojmë me Kongresin për këtë."

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024