LDK e quan Qeverinë Kurti të paaftë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Rënia e eksportit, rritja e inflacionit dhe  deficitit tregtar e sanksionet, po konsiderohen si dështimet më të mëdha të qeverisë Kurti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Sipas kësaj partie, kjo qeveri është sinonim i qeverisjes së paaftë, por që prapë qëndron krenare.

Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi tha se paaftësia e qeverisë për të menaxhuar po u kushton “xhepave të qytetarëve”. Ai shtoi se kjo qeveria ka dështuar me përkrahje të eksporteve, të përkrahjes së prodhimit vendor e të sektorit privat.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Rukiqi, derisa kritikoi Qeverinë Kurti për paaftësi, theksoi se asnjëherë nuk ka ndodhur brenda një periudhe trevjeçare të ketë 56.5 për qind rritje të deficitit tregtar. Ai shtoi se nga viti 2022 në vitin 2023, eksporti në Kosovë ka rënë për 101 milionë euro më pak.

Ndër dështimet që Rukiqi përmendi gjatë kësaj qeverisjes së Kurtit, ishin edhe sanksionet, për çka tha se kanë një impakt të drejtpërdrejtë financiar në vlerë qindra miliona euro e projekte të rëndësishme. 

Përveç këtyre, anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, tha se “si shkak i paaftësisë së qeverisë, e normës së inflacionit ka ndikuar që 100 euro të vitit 2020, tani tani të kenë vlerën 81.65 euro”. Ai potencoi se përqindjen më të madhe të pagës, qytetarëve u duhet ta shpenzojnë për blerjen e gjërave bazike.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
3
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024