Qeveria zotohet për mbështetje më të madhe ndaj komuniteteve jo shumicë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Është inauguruar sot Forumi për Komunitetet jo-shumicë, ky synohet mbështetja qeveritare ndaj komuniteteve jo shumicë në shumë fusha.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, tha se ky  takim do të shërbejë si platformë për fuqizimin e komuniteteve jo shumicë.

Ajo po ashtu tha se ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet së Kosovës dhe ICO Kosovo Limited, i cili do të avokojë për zhvillimin ekonomik në zonat ku jetojnë komunitetet jo shumicë.

Rexhepi tha se në vitet 2024-2030, planifikohet të investohet rreth 300 milionë euro për komunitetet jo shumicë.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i ICO Kosovo Limited, Jemes Holmes, duke folur për memorandumin e bashkëpunimit me ekzekutivin, tha se njëjta do të mundësojë mbështetjen më të madhe ndaj komuniteteve jo shumicë.

Zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës nënshkroi sot Memorandum të Mirëkuptimit me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve (International Communities Organization).

Sipas tyre, ky memorandum do të shërbejë si bazë e investimeve me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës me fokus te komunitetet jo shumicë, ngritjen e projekteve infrastrukturore dhe fuqizimin e ndërmarrjeve në qëllim të rritjes së stabilitetit në komuna./KosovaPress/

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
141
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024