Ibishi: Kosova detyrimisht duhet të blejë armatime të reja
Intervista
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Serbia po armatoset çdo ditë e më shumë jo vetëm me armë mbrojtëse por edhe me armë sulmuese. Ndërsa, së fundmi ka propozuar edhe rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Në këtë situatë, të nevojshme blerjen e armëve e ka edhe Kosova, jo për qëllim sulmues por për të prodhuar paqe dhe siguri në vend. Kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, i cili tha se Ministria e Mbrojtjes duhet të pajiset me të gjitha armët në mënyrë që Kosova në të ardhmen të jetë e gatshme të mbrojë sovranitetin e vendit.

Ibishi në një intervistë për KosovaPress, ka përmendur edhe sulmet e fundit të cilat po ripërsëriten në veri të Mitrovicës. Ai theksoi se edhe pse janë kacafytje në mes të qytetarëve serbë, ato duhet të parandalohen nga Policia e Kosovës sepse të njëjtat mund të ngritin tensione në vend.

Ibishi ka komentuar edhe propozimin e Serbisë për të rikthyer shërbimin ushtarak të detyrueshëm, derisa shton se shteti serb ka blerë armatime nga më të ndryshme por se i mungon faktori njeri dhe se vet ajo e ka pranuar një gjë të tillë.

Hedhja e granatës në veri të Mitrovicës, sipas ekspertit të sigurisë, Ibishi edhe pse ka qenë një situatë në mes të serbëve, ka efektin e ngritjes së tensionit në vend.

Po ashtu, Ibishi ka thënë se Serbia ka propozuar rikthimin e shërbimit ushtarak për shkak se asnjë qytetarë serbë nuk është i gatshëm të sakrifikohet më sikur në kohën e Millosheviqit. Ai theksoi se Serbia e ka bërë vlerësimin e situatës dhe për këtë arsyeje ka kërkuar trupa shtesë për ushtri.

Ndërkaq, sa i përket armatimeve të ushtrisë së Kosovës, Ibishi tha se Kosova është dashur të pajiset qysh moti me sistem raketor.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka bërë të ditur se përveç 246 raketave kundërtanke të tipit “Javelin”, ka bërë kërkesë  për blerjen edhe të armëve të tjera nga SHBA-ja.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024