​Kërkohet zhvarrosja e trupit të Peles
Sport
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një grua që pretendon të jetë vajza e legjendës së futbollit Pelé, i cili vdiq në vitin 2022, ka zbuluar se i ka kërkuar një gjykate në Sao Paulo që të zhvarroset trupi i tij pasi testi i parë i ADN-së doli negativ.

Ajo ka thënë se nuk po e bën kërtë për ndonjë përfitim, por shprehet e bindur se ajo është e bija e legjendës braziliane.

“Unë nuk e bëj për para, nuk ka dallim që unë të jem vajza e Peles apo e dikujt tjetër që nuk ka para”, tha Maria do Socorro Azevedo, 60 vjeç, për Record TV, përcjellë KosovaPress.

Sipas gruas, nëna e saj, tashmë e ndjerë, pati një takim romantik me Pelen në São Luis, kryeqyteti i shtetit të Maranhão, por kurrë nuk i zbuloi atij se kishte mbetur shtatzënë.

Edson Arantes do Nascimento, i cili vdiq nga kanceri i zorrës së trashë, në moshën 82 vjeçare, më 29 dhjetor 2022, kishte përmendur në testament mundësinë e një vajze tjetër dhe kishte vendosur t'i nënshtrohej një testi të ADN-së, por ai vdiq para se të mund të bëhej testimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024