Ngjarjet e datës 23 janar
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale në Hagë, ora 09:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj takon drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, ora 09:00) 

Parlamenti Studentor organizon një aksion simbolik para objektit të Rektoratit të UP-së.(Ora 9:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku do të miratohet projekt-rezoluta për raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022 dhe do të shqyrtohen planet vjetore të përformancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë komisionit. (Kuvendi, salla N10, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku do të shqyrtohet raporti vjetor i punës së Komisionit për vitin 2023 dhe raporti përfundimtar për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, merr pjesë në takimin inaugurues të Forumit për Komunitetet jo-shumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj bashkë me drejtorin e Shëndetësisë në Kryeqytetin Prishtina, Izet Sadiku, do të njoftojnë drejtorin e përgjithshëm të policisë, Gazmend Hoxha, për të gjitha shërbimet që jepen falas në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor në Prishtinë për të gjithë pjesëtarët e Policisë së vendit. (Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, ku do të diskutohet buxheti për komisioni dhe angazhimi i ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 13:00)

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ku do të miratohet raporti vjetor i punës së Komisionit për vitin 2023 dhe do të shqyrtohen peticionet. (Kuvendi, salla N303, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, , ku do të shqyrtohet në parim projektligji për rrugët dhe nisma legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. (Kuvendi, salla N302, ora 13:00)

Marcel Melis nga Swean Melis Fund, një investitorë potencial dhe figurë e shquar në industrinë e fondeve mbrojtëse për 17 vjet, duke mbajtur aktualisht bazën më të madhe të klientëve në Evropë, viziton Odën Ekonomike të Kosovës.(OEK, ora 15:30)

Në kuadër të Kosova Business Forum (KBF), me temë “Prishtina 2030 – Udhëheqja drejt kryeqytetit të së ardhmes”, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pret të pranishmit. (Hotel Emerald, Prishtinë, vetëm me ftesa, ora 19:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024