Ibrahimi: Këtë vit komunave do t’iu merren mbi 28 milionë euro padrejtësisht
Intervista
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë viteve të fundit bashkëpunimi mes nivelit lokal dhe qendror është anuar jashtëzakonisht shumë.

Asociacioni i Komunave të Kosovës edhe këtë vit ka kërkuar që bashkëpunimi mes nivelit lokal dhe atij qendror të fuqizohet.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi thotë për KosovaPress se këtë vit do t’iu merren mbi 28 milionë euro padrejtësisht, për shkak që kontratat kolektive janë të nënshkruara nga niveli qendror, ndërsa zbatimi i tyre po bëhet në barrë të komunave duke iu marrë mjetet financiare.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Gjithashtu ai thotë se po të falnin komunat tatimin e pronës shumë projekte për investime kapitale në nivelin lokal, të parapara me buxhetin 2023, nuk do të zbatoheshin.

Ibrahimi thekson se komunat për këtë vit kanë shkurtime të jashtëzakonshme buxhetore në investimet e reja kapitale. Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon këtë vit që niveli qendror të parasheh amendamentin e ligjit për financa lokale, në të cilin është akomoduar granti i katërt për investime kapitale në komuna, në mënyrë që me dhjetëra miliona euro të shkojnë drejtpërdrejt në nivelin lokal.

“Komunat po dëmtohen jashtëzakonisht shumë, edhe pse nuk janë nënshkruese të kontratave kolektive po iu merren mjetet financiare. Këtë vit komunave do t’iu merren mbi 28 milionë euro padrejtësisht, sepse këto kontrata janë të nënshkruara nga niveli qendror, kurse zbatimi i tyre po bëhet në kurriz të komunave, duke ua marrë mjetet financiare,” thotë Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se niveli qendror ka ngritur faturat e tatimit në pronë, ndërsa faljen e kërkonte që ta bënin komunat nga buxhetet e tyre vetanake, por kjo kërkesë  nuk është përkrahur nga shumica e komunave pasi shumica e projekteve për investime kapitale në nivelin lokal nuk do të mund të zbatoheshin.

Po ashtu ai thotë se niveli qendror duhet të marrë parasysh çdo veprim i cili prek buxhetet komunale dhe të konsultohet e koordinohet me nivelin lokal, dhe jo të marrë vendime arbitrare sikurse ka bërë në të kaluarën./A.Shala

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024