Hotelet në Shqipëri me rritje edhe në nëntor, 60.7% më shumë të huaj
Biznes
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Viti 2023 shënoi një shifër rekord vizitorësh që kaloi 10 milionë, çka ndikoi pozitivisht edhe tek strukturat akomoduese të cilat kanë pasur frekuentim më të lartë edhe në muajt e fundit të vitit.

Sipas INSTAT, në strukturat akomoduese në nëntor, fluksi i jorezidentëve në hotele u rrit me 60.7 për qind. Ndërsa numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 43,5%, në krahasim me Nëntor 2022.

“Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 65,3%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 65,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 60,7%” thuhet në njoftim.

Gjithashtu rritje ka shënuar edhe numri i vizitorëve rezident me 26,0%, kurse numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 60,3%.

Rritje ka pësuar edhe numri i netqëndrimeve që për nëntorin 2023 ishte 79,8%, në krahasim me Nëntor 2022. Numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 55,7% kurse numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 97,5%.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024