Cilësia e ajrit ende jo e mirë, ekspertët tregojnë faktorët e ndotjes
Tema
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndotja e ajrit ka ndikime të konsiderueshme në shëndet, mjedis dhe ekonomi. Ndikimi negativ është veçanërisht i dukshëm te shëndeti i qytetarëve, sidomos tek ata që jetojnë në zona urbane dhe afër zonave ku ka trafik intensiv dhe zonave industriale.

Ekspertët thonë se nga të dhënat e marra nga matjet e përditshme del se cilësia e ajrit nuk është edhe aq e mirë. Ata tregojnë se periudhat më të prekura nga ndotja e ajrit janë kryesisht gjatë vjeshtës deri në pranverë, teksa numërojnë edhe shkaktarët e ndotjes.

Mentor Shala, ekspert për cilësinë e ajrit, për KosovaPress, tregon rastet kur ka tejkalime të vlerave maksimale të lejuara sipas direktivës evropiane dhe sipas ligjeve në fuqi vendore.

Shala tregon se periudha më e prekur nga ajri i ndotur është duke filluar nga tetori e deri në muajin mars, pasi rritet kërkesa për ngrohje nga qytetarët dhe njëherësh në gjithë këtë situatë ndikojnë edhe kushtet meteorologjike.

Shala thotë se ndikuesit në ndotjen e ajrit janë shkarkimet në ajër që bëhen vazhdimisht siç janë termocentralet dhe transporti, por edhe djegiet e vogla si ekonomitë familjare, restorantet dhe furrat e bukës.

Me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja është e rrezikshme kur mesatarja e grimcave PM 10 kalon 45 mikrogramë për metër kub në 24 orë, ndërsa për grimcat PM 2.5 nuk duhet të jetë më shumë se 15 mikrogramë për metër kub.

Sipas OBSH-s, efektet e kombinuara të ajrit të ndotur në ambient të jashtëm dhe të ajrit të ndotur në shtëpi shkaktojnë 6.7 milionë vdekje të parakohshme në vit.

Në mars 2022, Kuvendi i Kosovës miratoi Strategjinë për Energji 2022-2031, në bazë të së cilës, vendi synon deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji t’i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme. Në këtë mënyrë do të ulej prodhimi në termocentrale, e rrjedhimisht edhe niveli i ndotjes së ajrit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit, ndërsa Instituti Kombëtar Shëndetësor i Kosovës (IKSHPK) del me rekomandime për qytetarët në rastet kur cilësia e ajrit del të mos jetë e mirë.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
208
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024