Nuk është rastësi që numri i kërkimeve në lidhje me udhëtimet drejt Shqipërisë është rritur, pasi ky vend është zgjedhur si një nga destinacionet më të lira për të shkuar me pushime në Evropë këtë vit, sipas të përditshmes spanjolle ”Zoom News”.
Megjithëse dëshira për të zbuluar botën është në rritje, situata ekonomike na detyron të minimizojmë buxhetin për ”arratisjet”.Përveç kësaj, është një destinacion ekonomik, pasi çmimet e akomodimit, transportit dhe ushqimit janë shumë më të përballueshme se në vendet e tjera evropiane.
Vendi, i cili ndodhet në juglindje të Gadishullit Ballkanik, ofron mrekulli natyrore, si Përmeti me parqe kombëtare dhe ujëra termale.
E gjithë kjo në një zonë më se të përballueshme për ta eksploruar vendin në çdo cep.
Një tjetër atraksion turistik janë brigjet e tij, falë vendndodhjes së tij midis deteve Jon dhe Adriatik, gjë që ka bërë që të marrë emrin ‘Karaibet Evropiane’ për ujërat e tij të pastër kristal.
Nëse dëshironi të kaloni pushimet tuaja në Shqipëri, ju sugjerojmë të bëni disa aktivitete për të shfrytëzuar sa më shumë aventurën tuaj në vend, në mënyrë që përtej shijimit të natyrës së egër dhe ujërave të pastra, të zbuloni të gjithë rrethinat e këtij xhevahiri evropian.
Aktivitete turistike në Shqipëri
Gjithashtu mund të shijoni aktivitete në natyrë, me ekskursione ditore nëpër Shqipëri, të zbuloni Malin e Gamtit dhe pamjet e tij të bukura nga liqeni ose Vlorën, Butrintin, Sarandën dhe Gjirokastrën.
Mund të shihni disa nga pamjet mahnitëse të Rivierës Shqiptare dhe të vizitoni disa nga plazhet më të mira në vend.
Nga Saranda, pikënisja e këtij aktiviteti, mund të shkoni edhe në lagunën e Syrit të Kaltër, një nga xhevahiret kryesore të Ballkanit, burimi i së cilës është shpallur si Monument Natyre.
Në këtë destinacion mund të vizitoni edhe një nga monumentet më emblematike të vendit, Butrintin, Pompein Shqiptar, është vetëm 30 minuta larg me makinë.