Klinika e Kirurgjisë Vaskulare thotë se është në gatishmëri të plotë për pritjen e pacientëve
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK ka mohuar disa raportime se kjo klinikë ndodhet para kolapsit me staf mjekësor, duke thënë se është në gatishmëri dhe shërbim të plotë në çdo kohë kur pacientët kanë nevojë për shërbime.

Në një postim në Facebook thuhet se Klinika e Kirurgjisë Vaskulare ka rritur numrin e operacioneve në mbi 1.400, shifër kjo rekorde ndër vite dhe se aktualisht po mbulohen të gjitha shërbimet mjekësore, përshirë repartet për pacientët, sallat e operacionit dhe konsultimet emergjente dhe jo emergjente.

Për më tepër, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK sqaron se kërkesa për pranimin e kirurgëve të rinj nuk është refuzuar pasi ndodhen në fazën e konsultimeve me menaxhmentin e SHSKUK-së, e cila bënë punësimet.

“Në Klinikë po investohen mbi 300 mijë euro në infrastrukturë dhe mbi 500 mijë euro në pajisje. Po ashtu, pas investimeve do të hapet shërbimi i Kirurgjisë Endovaskulare, por edhe rruga për pranimin të stafit të ri shëndetësor. Krahas kësaj, janë zhvilluar dhe do të vazhdojnë trajnime specifike për stafin, me qëllim që të vazhdojmë të jemi në shërbim të pacientëve siç kemi qenë deri tani”, thuhet në postim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024