Vazhdojnë punimet në shtëpinë e kulturës "Ukë Bytyçi" në Suharekë
Kulturë
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se me intensitet të lartë po zhvillohen punimet në shtëpinë e kulturës "Ukë Bytyçi" në Suharekë.

Me investimin e MKRS-së në vlerë prej 2.7 milionë euro, projekti parasheh hapësira të reja të projektuara për të shërbyer si një qendër vitale dhe platformë e përshtatshme për artistët dhe artdashësit e rajonit, për të ndarë dhe zhvilluar interesat e tyre në fushën e kulturës.

“Përtej hapësirës fizike, qendra do të inkurajojë bashkëpunimin, kreativitetin dhe ndërveprimin ndërmjet komunitetit”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024