Operacioni "Tempulli", kapet në flagrancë 27-vjeçari për shitje të narkotikëve
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Shtetit sot ka arrestuar në flagrancë shtetasin G. C., 27-vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen "1 Maji", gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte, iu gjetën doza kokaine të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi ka ndodhur pas hetimeve disaditore me metoda proaktive, si rezultat i kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor "Tempulli", njofton Policia e Shtetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024