​“Serbia si Rusia”, Panqev: Situata e sigurisë në Kosovë varet nga agresioni rus në Ukrainë
Intervista
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Anton Panqev sheh rrezik për një përsëritje të një agresioni të shtetit të Serbisë ndaj Kosovës, ngjashëm me atë të Banjskës ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku. Megjithatë, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike në botë thotë se nuk sheh rrezik në një të ardhme të afërt.

Sipas tij, situata e sigurisë në Kosovë varet shumë edhe nga agresioni rus në Ukrainë, ku siç thotë ai, një përshkallëzim i Rusisë do të ndikonte edhe në përshkallëzime nga ana e Serbisë.

Kritika ka për presidentin serb, për të cilin thotë se luan lojë të dyfishtë, duke e shfrytëzuar Bashkimin Evropian vetëm për t’ia marrë investimet.

Në intervistën për KosovaPress, albanologu bullgar kritikon edhe Bashkimin Evropian për qasje të butë ndaj Serbisë, derisa shton se “në rastin e Kosovës ka lojëra të brendshme politike në disa vende të BE-së”.

“Gjithmonë është i pranishëm rreziku, që të përsëritet një sulm i tillë ose me përmasa edhe më të mëdha, sepse Serbia ka një politikë shumë diversive, jo vetëm ndaj Kosovës por edhe ndaj Bosnjës, Malit të Zi, në rajonin e Ballkanit perëndimor në përgjithësi. Gjithmonë mund të priten aksionet të tilla sepse në veri të Kosovës ende veprojnë grupe ekstremiste, që nuk hezitojnë të përdorin armë, madje edhe kundër serbëve që pajtohen me shtetin e Kosovës që janë të gatshëm të jetojnë dhe punojnë në institucionet e  Kosovës. Këtu duhet të themi se shumë varet nga situata në Ukrainë, për fat të keq Rusia është në një pozitë  më të favorshme sesa Ukraina sa i përket luftës, gjendja e ushtrisë ukrainase nuk është e mirë tani për tani dhe nëse Rusia do të  përshkallëzojë agresionin e saj  ndaj Ukrainës mund të presim përshkallëzime të tilla edhe nga ana e Serbisë”, thotë Panqev.

Megjithatë shprehet optimist se në një të ardhme të afërt nuk do të ketë eskalim të situatës në veri të Kosovës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Derisa kritik është për Bashkimin Evropian, Panqev kritikon edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, loja e BE-së për të ndarë “fajin” mes Prishtinës dhe Beogradit është e padrejtë, kur dihet mirë se kush është agresori.

“Bashkimi Evropian ndoshta bënë përpjekje që të luajë mes Prishtinës dhe Beogradit, pra bëjnë përpjekje që të ndajnë fajin mes Beogradit dhe Prishtinës që nuk është fare e drejtë, sepse Serbia qëndron prapa këtyre aksioneve destabilizuese. Para këtyre veprimeve agresive Bashkimi Evropian thjesht atje në Bruksel nuk vepron në mënyrën e duhur... Presidenti Vuçiq thjesht luan një lojë të dyfishtë, dhe Bashkimin Evropian e përdorin vetëm për investime, lojërat e tyre dhe nuk mund të ketë një reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë sepse faji është në Beograd”, thotë Panqev./N.Jakupi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024