Grenlanda humb 30 milionë tonë akull në orë, zbulon studimi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Grenlanda po humb mesatarisht 30 milionë tonë akull në orë për shkak të ndryshimeve klimatike që është 20 për qind më shumë sesa mendohej më parë, ka zbuluar një studim.

Disa shkencëtarë janë të shqetësuar se ky burim shtesë i ujit të ëmbël në veri të Atlantikut mund të nënkuptojë një kolaps të rrymave oqeanike është më afër fillimit, me pasoja të rënda për njerëzimin.

Humbja e madhe e akullit nga Grenlanda si rezultat i ngrohjes globale është regjistruar për dekada.

Teknikat e përdorura deri më sot, të tilla si matja e lartësisë së shtresës së akullit ose peshës së saj nëpërmjet të dhënave të gravitetit, janë të mira në përcaktimin e humbjeve që përfundojnë në oqean dhe e çojnë lart nivelin e detit.

Në studim, fotot satelitore u analizuan nga shkencëtarët për të përcaktuar pozicionin përfundimtar të akullnajave të shumta të Grenlandës çdo muaj nga 1985 deri 2022. Kjo tregoi humbje të madhe dhe të përhapur dhe në total arriti në 30 milionë tonë akull të humbur.

Një studim i kohëve të fundit sugjeroi se kolapsi mund të ndodhë në vitin 2025, në skenarin më të keq. Një pjesë e konsiderueshme e vetë shtresës së akullit të Grenlandës mendohet gjithashtu nga shkencëtarët se është afër shkrirjes së pakthyeshme, me akull ekuivalent me një deri në dy metra rritje të nivelit të detit.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,995
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024