Mourinho drejt rikthimit në Premier Ligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

“La Gazzetta dello Sport” bënë të ditur se skuadra angleze, Newcastle United pritet të jetë destinacioni i radhës për ish-trajnerin e Romës, Jose Mourinho, por interesimi nga skuadrat e Ligës Pro Saudite është ende i gjallë.

Mourinho u shkarkua dje nga Roma, dhe u zëvendësua me legjendën e klubit, Daniele De Rossi, i cili nënshkroi një kontratë që do ta mbajë atë në “Stadio Olimpico” deri në fund të këtij sezoni, raporton KosovaPress.

Sipas mediave italiane, Mourinho mund të rikthehet në kampionatin anglez te Newcastle, pasi që kjo e fundit ka hyrë në një seri negative të rezultateve nën urdhrat e trajnerit, Eddie Howe.

Pozita e Howe te Newcastle thuhet të jetë nën rrezik, dhe në rast shkarkimi, skuadra angleze mund të kthejë sytë kah “Special One”.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
141
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024