Pse Tiago Djalo do t’i bashkohet Juventusit më vonë se sa pritej?
Sport
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Tiago Djalo pritej që t’i nënshtrohej testeve mjekësore në Torino te Juventusi këtë javë, por ai do të mbërrijë në Itali pas disa ditësh, pasi që “Zonja e Vjetër” duhet fillimisht ta finalizojë shitjen e Filippo Rannochias te Palermo.

Juventusi ka arritur një marrëveshje me Djalon dhe klubin e tij Lille për një transferim që kap shifrën e 3.5 milionë eurove plus bonuset, raporton KosovaPress.

Kontrata e mbrojtësit portugez skadon në qershor të vitit 2024, kështu që Juventusi arriti marrëveshje me Lille për një shumë më të ulët transferimi.

Djalo, një ish-mbrojtës i Milanit, duhej të arrinte në Itali këtë javë, por sipas “Gazzetta”, Juventusi ende është duke e finalizuar shitjen e Rannochias te Palermo, kështu që portugezi duhet të pres edhe disa ditë.

Djalo pritet të arrijë në Torino gjatë fundit të kësaj jave ose në fillimin e javës së ardhshme, pasi që Juventusi po shpreson ta finalizojë transferimin e Rannochias mes ditës së premte dhe fillimit të javës së ardhshme.

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
183
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024