Trajneri i Ganës sulmohet nga një tifoz në hotel
Ndërkombëtar
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një tifoz i zemëruar u përpoq të godiste trajnerin e Ganës, Chris Hughton pas humbjes së tyre të hidhur në finalet e Kupës së Kombeve të Afrikës të dielën dhe u arrestua nga policia.

Gana u mund nga një gol në minutat shtesë nga Ishujt Cape Verde, skuadra më pak e njohur nga 24 ekipet në këtë turne.

Hughton u prit në hotelin e ekipit ndërsa Gana u kthye nga ndeshja, por tifozi i zemëruar u kap nga zyrtarët e sigurisë, përcjellë KosovaPress.

Hughton gjithashtu iu nënshtrua një breshërie të abuzimit verbal, tha për Reuterszëdhënësi i medias së ekipit të Ganës, Henry Asante.

“Tifozi iu afrua trajnerit për të shprehur zhgënjimin e tij për rezultatin e lojës dhe i tha trajnerit të përmirësohej ose të linte punën”, tha Asante.

"Ka qenë një konfrontim verbal. Nuk ka pasur kontakt fizik. Më pas ai është marrë nga sigurimi", ka shtuar ai.

Ishte humbja e dytë radhazi nga një kundërshtar i nënvlerësuar pasi Gana humbi në nëntor në kualifikueset e Kupës së Botës nga Komoret.

"Ne jemi jashtëzakonisht, jashtëzakonisht të zhgënjyer me rezultatin. Ne hymë në lojë me një plan loje," tha Hughton në një konferencë për shtyp.

Ish-reprezentuesi irlandez Hughton, babai i të cilit vinte nga Gana, ka qenë trajner i skuadrës që nga marsi, pasi i ka ndihmuar në finalet e Kupës së Botës 2022 në Katar si këshilltar teknik.

Rekordi i tij është katër fitore në 11 ndeshje.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
141
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024