Ngjarjet e datës 16 janar
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, pret në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani. Pas takimit bilateral homologët do të deklarohen për media. (Ministra e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 09:00)

Mbahet procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani. (Kabineti i Presidentes, ora 10:25)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Kabineti i kryetarit, ora 11:15)

Parlamenti Studentor organizon një aksion simbolik para zyrës së Bashkimit Evropian (BE-së) në Prishtinë. (Ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvend, N303, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin e zbatimit të Ligjit nr.08/L-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjit Nr.08/L-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave. (Kuvend, N302, 13:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024