Oficerja e Forcave Ajrore të ShBA kurorëzohet Miss Amerika 2024
Kulturë
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Madison Marsh, një togere 22-vjeçare në Forcën Ajrore të SHBA-së dhe studente master në programin e politikave publike të Shkollës Harvard Kennedy, doli fituese në konkursin Miss America 2024 në Orlando, Florida të dielën mbrëma. Marsh, që përfaqëson shtetin e Kolorados, është oficerja e parë aktive e Forcave Ajrore që ka marrë ndonjëherë titullin kombëtar.

Ellie Breaux nga Teksasi u rendit në vendin e dytë.

Pesëdhjetë e një garues morën pjesë, duke përfaqësuar të 50 shtetet e SHBA-së, si dhe Distriktin e Kolumbisë.

Marsh pason Miss America 2023, Grace Stanke nga Wisconsin.

Nërsa konkursi i Miss America's Teen 2024, i cili u zhvillua të shtunën mbrëma, kurorëzoi 16-vjeçaren Hanley House, nga Karolina e Veriut./CNN

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024