Itali, 35 të lënduar pas shembjes së tavanit në një dasmë
Bota
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Rreth 35 persona u lënduan pasi një tavan u shemb në një dasmë pranë Pistoia në Toscana veriore të shtunën mbrëma.

Ngjarja ndodhi kur një papafingo ra brenda gjatë dasmës në Giaccherino. Gjashtë persona u shtruan në spital, por nuk janë në gjendje të rrezikshme për jetën, thanë burimet mjekësore.

Mes të shtruarve në spital ishin edhe të sapomartuarit. Thuhet se tavani i lokalit - një ish-manastir - ku po zhvillohej festa e dasmës, u rrëzua ndërsa disa nga pjesëmarrësit po kërcenin.

“Mund të ishte një tragjedi e tmerrshme”, tha guvernatori i Toskanës, Eugenio Giani, i cili falënderoi ekipin e shpëtimit që mbërriti në vendngjarje. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024