Arrijnë në Shqipëri dy helikopterët amerikanë Black Hawk
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy helikopterë Black Hawk, të cilët do t’i shtohen forcave ajrore të vendit, kanë arritur sot në Shqipëri.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social X, ka bërë të ditur se helikopterët do të ndihmojnë në shtimin e aftësive të Forcave Ajrore të Shqipërisë.

“Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i SHBA-së erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA”.

Blerja e helikopterëve Black Hawk është mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës amerikane.

“Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. SHBA-ja është krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”, përfundon njoftimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024