UFC ekskluzivisht në Artmotion
Marketing
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Artmotion, platforma më e pasur sportive në Kosovë, ka siguruar edhe një ekskluzivitet: UFC garën më prestigjioze dhe më të shikuar të sporteve luftarake në botë.

The Ultimate Fighting Championship apo UFC, është gara më elitare e MMA (Mixed martial Arts – Sporteve të Përziera Luftarake) që përmban 11 kategori në total: 8 në konkurrencën e meshkujve dhe 3 në atë të femrave dhe të cilat organizohen nën Rregullat e Unifikuara të Sporteve Luftarake të Përziera.

Spektaklet e UFC në Artmotion fillojnë këtë vikend, të dielën herët në mëngjes nga ora 01:00 me betejën midis Magomed Ankalaev dhe Johny Walkerit.

Viti 2024 filloi me ajkën e sporteve luftarake UFC dhe ky është vetëm fillimi sepse programe të reja ekskluzive në Artmotion po vijnë!

Përveç në platformën Artmotion, kanalet Sport 1-6 ku transmetohet UFC shfaqen edhe në Ipko, Kujtesa dhe Telkos.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024