Raketat Javelin, avokati serb thotë se SHBA nuk po e llogarit më Vuçiq si faktor në Ballkan
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka mirëpritur kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ky është një sinjal i qartë se SHBA nuk llogarit më te presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq si faktor në Ballkan.

“Dy vjet më parë, menjëherë para pushtimit të Ukrainës, për të cilin Putin e  informoi në vitin 2021, Aleksandar Vuçiq shpenzoi dhjetëra milionë euro për tanket ruse, me të cilat donte të realizonte skenarin e Donbasit në veri të Kosovës, në Bosnje dhe Hercegovinë, sapo Putin të pushtonte Kievin. Tani SHBA po i jep Kosovës një të paarritshme për ato tanke - sistemin raketor Javelin”, ka shkruar ai.

Stojkoviq thotë në vend të Vuçiq, pajisjet ushtarake amerikane sikurse ato  “Javelin” po bëhen faktor i paqes në Ballkan.

SHBA ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank "Javelin" • KosovaPress

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
461
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024