Kamerat e sigurisë në Prishtinë, AIP garanton se monitorimi do të bëhet nga policia
Siguri
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e kryeqytetit kanë diskutuar sot në një takim mbi vendosjen e kamerave në Prishtinë.

Në një postim në Facebook thuhet se kërkesa për blerjen dhe vendosjen e kamerave brenda hapësirave publike në Prishtinë, e cila ka për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike, parandalimin dhe zbulimin e veprave penale, identifikimin, gjetjen dhe kapjen e kryerësve të veprave penale, si dhe arritjen e objektivave tjera të ligjshme policore, është bërë nga Policia e Kosovës, drejtuar Komunës së Prishtinës.

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) thotë se projekti me specifikat teknike është përgatitur nga grupi punues në përbërje të anëtarëve nga Policia e Kosovës dhe Prishtinës, teksa monitorimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë do ta bëjë Policia e Kosovës dhe po ashtu infrastruktura teknike e pajisjeve, ruajtja dhe mbikëqyrja do të sigurohen nga Policia e Kosovës.

Sistemi i regjistrimit të të dhënave, që do të bëhet nga këto kamera do të krijojë mundësinë e vlerësimeve statistikore, pa përfshirë përpunimin e karakteristikave biometrike dhe menaxhimi i tyre do të bëhet vetëm nga Policia e Kosovës mbi bazën e autorizimeve ligjore të saj, thekson AIP.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës Agjencia për Informim dhe Privatësi,  Krenare Sogojeva-Dermaku, komisionare e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Basri Shabani, drejtor i Drejtorisë Rajonale në Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) dhe Lulzim Fushtica, drejtor për Siguri dhe Emergjenca i Prishtinës, janë zotuar se do të sigurojnë që zbatimi i projekti do të realizohet në harmoni të plotë me legjislacionin përkatës në fuqi.

Agjencia për Informim dhe Privatësi, siguron qytetarët e Kosovës se bazuar në mandatin ligjor do të bëjë monitorimin e zbatimit të këtij projekti për të siguruar zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duke përshirë edhe inspektimin e realizimit të projektit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024