Situata me grip sezonal, Hashani: Gjendjes aktuale po i kontribuon Covid-i dhe gripi i derrave
Lajme
Lexohet për: 3 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Shumë mjekë e infermierë janë detyruar që të kthehen nga pushimet e tyre për shkak të fluksit të madh të pacientëve me grip sezonal. Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, rreth 300 pacientë brenda natës po marrin shërbime shëndetësore. Ndërkaq, gjendja me barna esenciale, nuk është e mirë, ngase të njëjtit po detyrohen që shumicën prej tyre t’i blejnë vetë. 

Kështu bën të ditur, në një intervistë për KosovaPress, kryeshefi i Departamentit të Mjekësisë, Valdet Hashani, derisa u bënë thirrje pacientëve që janë të prekur nga simptomat e gripit të mos përdorin antibiotikë pa përshkrimin e mjekut.

Ai potencon se fëmijët janë më të prekurit nga kjo virozë, derisa përmend edhe të moshuarit e ata me probleme kronike.

Hashani thekson se gjendjes aktuale po i “kontribuojnë” edhe rastet pozitive me Covid-19 dhe ato me grip të derrave.

Kryeshefi Valdet Hashani bën apel që pacientët mos të përdorin antibiotikë për trajtim të gripit, vetëm në raste se u përshkruhen nga mjeku, e që në vend të kësaj bën thirrje që të marrin sa më shumë lëngje dhe të pushojnë.

Hashani thekson se po përballen edhe me numrin e kufizuar të stafit shëndetësor, për t’iu përgjigjur kërkesave të pacientëve për ndihmë mjekësore. Ai shton se janë detyruar që të thirrin mjekë dhe infermierë që kanë shkuar për pushime edhe jashtë vendit për shkak të gjendjes aktuale me grip.

Ndër të tjera, Hashani u bën thirrje pacientëve që mos t’u drejtohen vetëm QKMF-së për të marrë shërbime, por të shkojnë tek QMF-të e tyre më të afërta, në mënyrë që mos të rritet fluksi.

Ai tregon se muajve të kaluar, afro 8 mijë pacientë janë trajtuar në QKMF, derisa shton se gjatë këtij muaji ky numër është dyfishuar duke arritur në rreth 15 mijë.

Gjatë intervistës për KosovaPress, Hashani potencon se vetëm gjatë një ndërrimi të natës, nga 3 mjekë po marrin shërbime shëndetësore afro 300 pacientë.

Këtë, ai e quan ngarkesë, derisa shton se mungojnë edhe barnat esenciale për trajtim.

Ai thekson se shumica e terapisë duhet të blihet nga vetë pacientët, meqë gjatë vitit të kaluar sipas tij furnizimi nuk ka qenë edhe aq i mirë.

Përveç tjerash, Hashani vuri në theks rëndësinë e marrjes së vaksinës nga qytetarët, në mënyrë që të mbrohen nga simptomat e gripeve. Ai bën të ditur se janë dhënë mbi 10 mijë vaksina deri më tani, derisa shton se vaksinimi vazhdon gjatë tërë vitit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
460
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024