​Lëndohet sërish Dybala
Ndërkombëtar
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Më shumë lajme të këqija vijnë për Jose Mourinhon. Gjatë ndeshjes ndërmjet Romës së tij dhe Lazios, e vlefshme për fazën e 16-të të Kupës së Italisë, Paulo Dybala u detyrua të largohej nga fusha në fillim të pjesës së dytë për shkak të lëndimit. Vendin e tij e zuri Lorenzo Pellegrini.

Lojtari i Romës kishte pësuar një problem të vogël fizik, duke njoftuar menjëherë mjekun e ekipit mes pjesës së parë dhe të dytë. Problemi i futbollistit argjentinas ka të bëjë me përkuljen e kofshës së majtë. Për këtë arsye argjentinasi kishte prekur këmbën disa herë gjatë pjesës së parë, për t'u zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë .

Paulo Dybala, pavarësisht mungesave të sipërpërmendura këtë sezon, po ka numër të konsiderueshëm të paraqitjeve. Për të, në 13 paraqitje në ligë pati 6 asistime dhe 5 gola, i fundit i shënuar ndaj Atalantës në ndeshjen e 19-të të kampionatit nga një goditje dënimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024