MPJD del me njoftim për ish-pjesëtarin e UÇK-së që po mbahet në burgun e Serbisë
Ngjarjet Kryesore
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka dalë me informacione të reja mbi arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Hasan Dakaj në Serbi.

Në njoftim bëhet e ditur se MPJD dhe Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi që nga dita e parë e arrestimit të Dakajt ka qenë e angazhuar në këtë rast dhe sot pas miratimit të kërkesës nga autoritetet serbe, ambasadori Jetish Jashari ka vizituar Dakajn në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës të Beogradit, ku ai është duke u mbajtur.

Më 6 janar 2024, në ora 16:00, Dakaj ka dalë para gjykatësit të procedurës paraprake, ku i është shqiptuar masa e paraburgimit një muaj.

Gjatë vizitës që i është bërë sot, Dakaj ka konfirmuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit e ngarkon atë për kinse krime lufte në Kosovë më 1999.

Dakaj ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka përjetuar dhunë fizike apo formë tjetër të maltretimit, ndërsa i është lejuar të kontaktojë me telefon familjen e tij.

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, diplomatët dhe përfaqësuesit e Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimin mbi veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës dhe bëjnë thirrje që të angazhohen për lirimin e menjëhershëm të Hasan Dakajt, Nezir Mehmetajt dhe të tjerëve që mbahen në Serbi.

Njëkohësisht kërkohet përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Marrë parasysh fushatën përndjekëse dhe veprimet arbitrare të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës dhe në veçanti atyre që kanë qenë pjesë të luftës çlirimtare, MPJD fton qytetarët për kujdes të shtuar dhe nëse ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit në Serbi, të kontaktojnë në numrin e telefonit +383 46 51 00 51.

U arrestua nga Serbia, ish-ushtarit të UÇK-së i caktohet masa e paraburgimit prej 1 muaj • KosovaPress

Policia serbe arreston ish-pjesëtarin e UÇK-së Hasan Dakajn nga Prizreni • KosovaPress

KMDLNJ për arrestimin e Dakajt nga policia serbe: Autoritetet kosovare të sigurojnë mbrojtje juridike • KosovaPress

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
4
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024