​Mulliri i ujit i vjetër dy shekuj në Mitrovicë
Intervista
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Vetëm dy kilometra nga qyteti i Mitrovicës në drejtim të Stantërgut, përkatësisht në fshatin Rekë, gjendet mulliri i ujit i vetmi në këtë regjion, për të cilin thuhet se daton më shumë se dy shekuj.

Nga dhjetëra mullinj me ujë që dikur punonin në këto anë, tashmë ka mbetur vetëm një, i cili përveç kërkesës së qytetarëve për miell të misrit, ka mbetur edhe si një relikt i një kohe të vjetër që zgjon kërshërinë e vizitorëve.

Si pasuri vlerash dhe bartëse e kujtesës historike, ky objekt që nga viti 2018, u bë pjesë e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Sefedin Osmani, njëri nga trashëgimtarët e këtij mulliri, i cili ende vazhdon ta ruaj traditën familjare dhe punën këtu, rrëfen për KosovaPress, se mulliri i vjetër mbi 200 vjet është trashëgim nga të parët.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Sipas tij, bërlloku të cilin po e hedhin në lumë qytetarët e pandërgjegjshëm, është problem më i madh me të cilin po ballafaqohet gjatë punës këtu.

Ai tha se uji që ndihmon funksionalizimin e mullirit, rrjedhë nga miniera e Trepçës në Stantërg dhe është i pashtershëm.

Trashëgimtari i mullirit, shprehet i bindur se punën nuk do ta ndalë deri sa ta ketë shëndetin, ndërsa thotë se pjesët të cilat ndihmojnë prodhimin e miellit janë të cilësisë së lartë dhe shumëvjeçare.

Ai ka përmendur cilësinë e kësaj buke, duke thënë se është jashtëzakonisht e shëndetshme, sidomos kundër diabetit, obezitetit etj.

Osmani potencoi sinqeritetin dhe punën e ndershme, në bazë të së cilës, siç u shpreh ai, njerëzit vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës për të blerë miell tek ai./A.Damati/

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
300
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024