Abdixhiku ironizon Qeverinë Kurti: Tri vjet të humbura, u vendosën sanksione e s’pati asnjë njohje të re
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti mbi arritjet e qeverisë që ai drejton, duke thënë se ka humbur tri vjet duke dështuar në projekte madhore, arritjen e njohjeve të reja dhe në forcimin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës.

Kurti në një postim sot në Facebook ka përmendur arritjet e qeverisjes së tij duke përmendur njohjen e pasaportave nga Spanja, pagesat e energjisë elektrike në veri, heqjen e regjimit të vizave, fundin e targave ilegale serbe dhe njohjen e tabelave RKS nga Serbia.

Kurti flet për vizat, targat, energjinë elektrike dhe pasaportat • KosovaPress

I pari i partisë të dytë më të madhe opozitare në vend të gjitha këto i ka quajtur mburrje me plot dëlir popullist.

AI ndërkaq ka numëruar ngecjet gjatë këtyre tri vjetëve nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.

“Me njohje pasaportash por asnjë njohje të re në tre vjet. Njohja e fundit ishte nga Izraeli, 3 vite më parë; pa ta! Asnjë njohje, asnjë anëtarësim! Sanksione e mbi 300 milionë euro humbje nga ky izolim!

Mburren me mbledhjen e faturave në veri nga ‘Elektroseveri’, kompani në pronësi të shtetit të Serbisë. Ka mbi 7 vjet që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje madje dhe me protestë. Sot marrëveshjen e njëjtë e trumpetojnë si histori.

Mburren me liberalizim, proces që e kishin ndërprerë me dhunë qysh në vitin 2016. Asokohe, Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia ishin në një paketë. 7 vjet të humbura për një kauzë që e kanë harruar tashmë. I thonë demarkacion.

Këta tri vjet janë të humbur plotësisht. Pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht. Kosova mundet më mirë! Kosova meriton shumë më mirë!”

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
375
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024