Kurti flet për vizat, targat, energjinë elektrike dhe pasaportat
Ngjarjet Kryesore
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një postim në Facebook ka folur mbi zhvillimet në javën e parë të vitit 2024.

Ai ka thënë se java e parë e vitit të ri ka qenë javë e fillimeve të reja për qytetarët dhe shtetin tonë.

“Për herë të parë, mund të udhëtojmë në zonën Schengen pa viza. Targave ilegale të Serbisë u erdhi fundi 24 vjet pas çlirimit, e targat RKS u njohën nga Serbia 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë. Filloi regjistrimi i energjisë elektrike në katër komunat në veri të vendit, pas më shumë se dy dekadave. Ndërkaq në prag të 16-vjetorit të pavarësisë, Spanja iu bashkua shteteve të BE-së që e njohin pasaportën e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se të gjitha këto janë rezultat i punës së institucioneve.

“Falënderoj kabinetet politike dhe punonjësit e shtetit dhe qeverisë për kontributin e tyre, dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për rolin që kanë luajtur. Por më së shumti qytetarët e vendit tonë që na besuan dje dhe që na mbështesin sot e çdo ditë. Vazhdojmë!”, ka përfunduar Kurti.

Spanja i njeh pasaportat e Kosovës • KosovaPress

Pa viza, Kurti: U hoq një padrejtësi e madhe dhe u fitua një e drejtë e rëndësishme • KosovaPress

Bislimi: Nga sot nis pagesa e energjisë elektrike në veri • KosovaPress

Hiqen letrat ngjitëse nga targat e Serbisë • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024