Pesë persona sulmohen nga një qen endacak në Sveçël të Podujevës
Siguri
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Pesë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor pasi dje u sulmuan nga një qen endacak në Sveçël të Podujevës.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se pasi janë sulmuar, qytetarët kanë mbytur qenin.

“Fsh. Sfeçël, Podujevë  05.01.2024 – 20:00. Pesë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i veterinarisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në raport.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024