​Napoli solli tifozin e tyre nga klubi rival për tre milionë euro
Sport
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbrojtësi i djathtë Pasquale Mazzocchi i është bashkuar Napolit nga rivalët e tyre rajonalë Salernitana për tre milionë euro.

Bëhet fjalë për një lojtar 28-vjeçar të lindur në Napoli, i cili ende nuk e ka veshur fanellën e klubit më të madh në jug të Italisë.

Ai hodhi hapat e tij të parë në Benevento, ku mbërriti në qendrën e të rinjve si fëmijë, dhe më pas nëpërmjet Veronës, Rimini, Parma, Perugia dhe Venecia mbërriti në Salernitana.

Këtë sezon, ai bëri 18 paraqitje për klubin Salernitana dhe formoi tandemin standard të mbrojtësve të krahut me Domagoj Bradariq. Napoli pritet të zëvendësojë kapitenin Giovanni Di Lorenzo, i cili është dy vjet më i vjetër se ai dhe ardhja e tij mund të nënkuptojë largimin e Alessandro Zanolit, i cili e ka mbajtur këtë rol deri më tani.

Së bashku me Gianluca Gaetano, Mazzocchi tani do të jetë lojtari i dytë në skuadrën aktuale të Napolit. Ai u rrit në lagjen e klasës punëtore të Barrës dhe si fëmijë shkonte shpesh në ndeshjet e klubit për të cilin tani do të ketë mundësinë të performojë. Gjatë mandatit të Roberto Mancinit, Mazzocchi bëri një paraqitje për kombëtaren.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
142
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024