​OKB thotë se 6.9 milionë somalezë kanë nevojë për ndihmë humanitare në 2024
Bota
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

OKB të premten tha se Somalia do të përjetojë një periudhë të vështirë në vitin 2024 pasi miliona do të kenë nevojë për ndihmë humanitare "ashtu si vitet e fundit".

Në një deklaratë të premten në rrjetin social X, Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se rreth 6.9 milionë njerëz në vend do të kenë nevojë për ndihmë.

Ndërsa vendi po rimëkëmbet nga thatësira e tij më e keqe dhe e zgjatur në katër dekada, e cila vrau deri në 43.000 njerëz dhe zhvendosi mbi 1.5 milionë njerëz, reshjet e shiut të për keqësuara nga fenomeni i motit El Nino e rënduan akoma situatën.

Abdullahi A. Hassan, drejtor ekzekutiv për Veprimin Komunitar për Ndryshimet Klimatike (CACC), një organizatë jofitimprurëse lokale, tha se qytete të tilla si Bardhere, në rajonin e Gedos që shërben si një qendër jetike ekonomike dhe tregtare për mbi 200 fshatra, ka qenë një nga zonat më të prekura dhe situata humanitare atje është e rëndë.

“Bardhere ka qenë duke u përballur me sfida të shumta të paraqitura nga ndryshimi i klimës. Qyteti është rrënuar nga thatësira dhe përmbytje të shpeshta, të cilat kanë ndikuar rëndë ekonominë lokale dhe jetën e banorëve të tij,” tha ai për Anadolu.

Hassan tha se përmbytjet në tetor dhe nëntor patën një ndikim shkatërrues, duke prekur rreth 50,000 banorë, duke dëmtuar shtëpitë e tyre dhe duke ndërprerë jetesën e tyre.

Në vitin 2023, rreth 8.25 milionë njerëz, gati gjysma e popullsisë së Somalisë, kishin nevojë për ndihmë humanitare dhe mbrojtje për shpëtimin e jetës.

Somalia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tetor pasi moti ekstrem shkatërroi shtëpi, rrugë dhe ura.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024