“Lamtumirë stikersa”, Rohde mirëpret vendimin e Kosovës për çështjen e targave
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për largimin e regjimit të letrave ngjitëse/stikersave nga veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territorin e vendit tonë.

Ai në një postim në rrjetin X ka shkruar se tani udhëtimi mes dy vendeve është më i lehtë.

“Lamtumirë stikersa në targa. Mirëpresim vendimin e Qeverisë kosovare dhe serbe për largimin e regjimit të stikersave, kështu u bë më lehtë udhëtimi mes dy fqinjëve”, shkruan diplomati gjerman.

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka marrë vendim për heqjen e regjimit të letrave ngjitëse për targat e automjeteve nga Serbia që hyjnë në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti tha sot se vendimi ka ardhur pasi është zbatuar në Serbi vendimi për targat RKS.

Ai ka paralajmëruar se nëse do të ketë ndryshim të qasjes apo sjelljes nga Serbia për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të Kosovës në territorin serb, apo pengimin e lëvizjes së lirë në çfarëdo forme, atëherë Qeveria e Kosovës do të merr veprime nga ana e saj.

https://twitter.com/i/status/1743224461875126385
25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
462
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024