Rritja e aksidenteve me fatalitet më 2023, gati një e treta janë vetaksidente
Siguri
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Vetëm gjatë periudhës janar-nëntor 2023 janë regjistruar rreth 21.370 aksidente në nivel vendi, ku 88 ishin me përfundim fatal - 96 persona të vdekur , 7.988 me lëndime dhe 15.459 të lënduar, sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës.

Ekspertët e komunikacionit i shohin këto shifra si shqetësuese dhe thonë se shkaktarë kryesorë janë mosrespektimi i rregullave dhe tejkalimi i shpejtësisë.

Muhamet Krasniqi, ekspert komunikacioni, thotë për KosovaPress se aksidentet janë dukuri shqetësuese, pasi një e treta e atyre që përfundojnë me fatalitet janë vetaksidente.

Krasniqi thotë se që personat e aksidentuar u takojnë gjeneratave të reja, teksa bën thirrje që ngasësit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të ruajnë veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore po e zbaton urdhrin operativ “Siguria në trafikun rrugor 2023”, duke realizuar pika kontrolli të automjeteve. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar-nëntor 2023 janë regjistruar gjithsej 21.370 aksidente, ndërsa në vitin 2022 në total janë 18.886 ose 2.484 aksidente më shumë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
505
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024