Kamberi: Albin Kurti nuk e solli përçarjen, e gjeti në Luginë të Preshevës
Intervista
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se në Luginë të Preshevës nuk ka asnjë gjykatës e prokuror shqiptar. Ai thekson se pozita e shqiptarëve në të tri komunat duhet të përmirësohet me ligj, për çka edhe premton se do të jetë zë i tyre. Teksa komenton raportet me institucionet vendore, ai shprehet se pa ndihmën e Kosovës e Shqipërisë e kanë të vështirë të mbijetojnë nga diskriminimi. Sipas tij, Albin Kurti nuk e solli përçarjen në Luginë, por që lufta politike ka nisur kohë më parë.

“Vetëvrasje për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, e quan Kamberi tendencën për luftë politike me institucionet e Kosovës.

Në intervistën për KosovaPress, ai shpreh kundërshtinë për deklarimet e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, e që ky i fundit kishte thënë se kryeministri Kurti ka përçarë Luginën.

Gjatë vitit të kaluar, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për keqpërdorim të mjeteve të qeverisë nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Kuvend të Serbisë thotë se do të ishte më i lumtur që të ketë padi ndaj Beogradit diskriminues.

Sulmi terrorist serb i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Kamberi thekson se ka ndikuar edhe në Luginë të Preshevës. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare nuk e ka fokusin e duhur në tri komunat me shumicë shqiptare.

Si deputeti i vetëm shqiptar i rizgjedhur më 17 dhjetor të vitit të kaluar, ai zotohet për angazhim maksimal për të drejtat e shqiptarëve. Tregon edhe pse shqiptarët garuan në dy lista të ndara për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Ai shton se koncepti elementar i listës, në të cilën ka qenë bartës, është për integrim në institucione të shtetit.

Edhe në këtë mandat si përfaqësues i qytetarëve të Luginës së Preshevës thotë se do të vazhdojë me iniciativat ligjore, që për qëllim kanë eliminimin e diskriminimit ndaj shqiptarëve.

Ai shprehet se sfida kryesore në këtë mandat si deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë do të jetë luftimi i qasjes diskriminuese të Beogradit. Po ashtu, konsideron se nuk ka normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, nëse kjo e fundit  vazhdon me diskriminimin e saj ndaj shqiptarëve të Luginës. /Sh.Pajaziti

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
376
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024