CNN e rëndit Shqipërinë në 10 vendet kryesore për t’u vizituar
Turizem
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

CNN e rëndit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar mes 24 destinacioneve të vitit 2024.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi në Facebook, teksa ka shpërndarë edhe artikullin e CNN shprehet se tashmë Shqipëria shihet si një model i zhvillimit të qëndrueshëm, midis bukurive të bregdetit, qendrave historike në Berat e Gjirokastër, kulturës dhe Parkut kombëtar të Vjosës.

“2024 hyn me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë”, thekson më tej Rama.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024