Festat e fundvitit, ndjesitë e humbjes dhe roli i ndihmës psikologjike
Tema
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Festat e fundvitit shihen si një periudhë gëzimi ku njerëzit janë të rrethuar nga dashuria dhe ngrohtësia.  Përtej ngrohtësisë që sjellin festat, nevoja për t’i pasur pranë më të dashurit sjellë në kujtesë edhe ata që nuk janë më në mesin tonë. Kështu deklarojnë qytetarë për KosovaPress, derisa psikologë e sociologë flasin për efektet që sjellë një ndjenjë e tillë.

Kështu për psikologun Kristjan Halilaj, në disa raste ditët festive mund të sjellin boshllëk dhe ankth.

Halilaj thotë për KosovaPress se kur dikush humb një familjar, ai ndjen një boshllëk.

“Kur dikush humb një familjar në jetën e tij, ajo që e ndjejnë është një boshllëk dhe një mangësi brenda vetes, kështu që njeriu në vetvete është i predispozuar për ta mbuluar boshllëkun që ndjen. Atë formë e kërkon në mënyra të ndryshme. Ne si psikoterapistë iu ndihmojmë për të plotësuar boshllëkun me virtyte, vlera dhe me një kuptim më të thellë mbi veten e tij në këtë mënyrë që t’i tejkalojë emocionet negative, emocionet e dëshpërimit e të mërzisë dhe të ringritet përsëri me arsyen që të vazhdojë të jetojë. Për të identifikuar anët e tij më superiore në mënyrë që të mos izolohen edhe të mos kenë ndjenja depresive për të kujtuar arsyen e vërtetë që e motivon e të gjejë zgjidhje për të shfaqur potencialin e tij si individ”, tha ai.

Halilaj thotë se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për lindjen dhe vdekjen si proces të natyrshëm dhe si hap të parë duhet të mësojnë se si të shkëputen nga mendimet negative.

Ndërkaq sociologu Gani Xërxa thotë për KosovaPress se në këto raste duhet të mendojmë gjëra të bukura në lidhje me personat që kemi humbur duke mos e prishur atmosferën festive.

Ndërsa, qytetari Ramadan Azemaj për KosovaPress thotë se me humbjen e një personi të dashur është shumë e rëndë të kremtohen ditët festive.

Se në ditët festive kujtohen më të dashurit e thotë edhe qytetari Jakup Halili.

Gjithashtu edhe Mendrit Ramadani shprehet se ata persona kujtohen gjithmonë me nostalgji.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024