RAILTRANS pjesë e ofertës ekskluzive në ditëlindjen e 25-të të KosovaPress-it
Biznes
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Së bashku me CEO-në e kompanisë RAILTRANS, Besir Çmega, nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi dhe partneriteti në fushën e marketingut me ofertën ekskluzive nga KosovaPress.

10% e shumës do t’i dedikohet grave dhe vajzave me nevoja të veçanta dhe nënave vetushqyese, plus 10% do t’i destinohen Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, për fuqizimin edhe më të madh të saj.

Railtrans SH.P.K. është themeluar në prill të vitit 2008, me pronësi 100% private, e krijuar me qëllim kryesor të ofrojë shërbime logjistike të transportit ndërkombëtar të mallrave.

Fillimisht e orientuar në organizimin e transportit hekurudhore të mallrave, por me kohë është zgjeruar në të gjitha format e transportit, duke arritur të ofrojë pako të plotë të shërbimeve logjistike dhe transportuese.

Veprimtaria e kompanisë është e drejtuar në disa fusha biznesi, në mënyrë që të shfrytëzohen sa më mirë kapacitetet që posedojnë dhe të plotësohen kërkesat e tregut në këto fusha.

• Biznesi i transportit rrugor të mallrave me kamionë të plotë dhe parcialë që është i orientuar drejt ndërmarrjeve të vogla dhe mesme;

• Biznesi i transportit hekurudhor të mallrave që është i orientuar drejt industrisë së rëndë dhe minierave, si dhe drejt bizneseve tjera prodhuese dhe tregtare në përgjithësi;

• Biznesi i transportit detar të mallrave me kontejnerë të plotë dhe parcialë që është i orientuar drejt ndërmarrjeve të vogla dhe mesme;

• Biznesi i transportit ajror të mallrave që është i orientuar drejt ndërmarrjeve të vogla;

• Depo publike doganore për magazinim të mallrave pa taksë doganore, me mundësi të rieksportit, qëndrimit të përkohshëm 20-ditorë apo deri në 365 ditë me shitje të pjesshme të mallrave, që është i orientuar drejt ndërmarrjeve, të cilat kanë tregjet rajonale apo ndërkombëtare;

• Shërbimet e shpedicionit dhe distribuimit të mallrave brenda territorit të Kosovës.

• Shërbime të transportit të veçantë, orientuar te projektet masive për mallrat me peshë të rëndë, vlerë të lartë, apo dhe pjesë komplekse të pajisjeve.

Railtrans ka mbi 90 punëtorë, tri zyre degë (Turqi, Shqipëri dhe Maqedoni) dhe operon në mbi 70 shtete.

Duke vendosur nëpër vende pune njerëz me përvojë në punë, bën që kjo kompani të jetë vazhdimisht në rritje. Informimi nga menaxhmenti i lartë deri te secili nivel i shërbimeve, qëndron fokus i veçantë, duke i mbajtur klientët e tyre të kënaqur në secilin aspekt të shërbimeve që ofrojnë.

Përcjellja e mallit tuaj nga aprovimi për transport, në Railtrans bëhet në kohë reale. Kurse, stafi operativ po ashtu, edhe menaxhmenti i lartë është në dijeni të plotë rreth realizmit të tij. Përkushtimi tyre i plotë me sukses deri në përcjelljen e fundit të mallit te biznesi juaj, është çelësi kryesor i suksesit së kompanisë në operim.

Railtrans pati fatin të ishte pjesë e kontributit të projektit investiv në rimodernizimin e hekurudhës së Kosovës, duke organizuar transportin e shinave nga Polonia për në Kosovë, përmes transportit hekurudhor.

Linja 10 po e bën Kosovën pjesë të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian.

Për më shumë info kontaktoni në:

+383 44 688 421

+383 45 345 555

Ueb: https://railtrans.biz/

FB: https://www.facebook.com/RailtransKosove

Email: [email protected]

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024