​Bislimi: BE gjatë 2024 të ketë reagim më vendimtar në dënimin e agresionit në Banjska
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka kërkuar nga BE-ja që në vitin 2024 të ketë një reagim më vendimtar në dënimin e agresionit në Banjska të Zveçanit, qasjes gjithnjë e më eskaluese të Serbisë dhe mungesën e konstruktivitetit nga pala serbe në procesin e dialogut.

Ai në një postim në Facebook ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër dhe zbatimin e marrëveshjeve reciprokisht.

“Qasja e fqinjit tonë verior, u bë dhe më agresive këtë vit, kur zhvilluan fushata të frikësimit ndaj qytetarëve për bojkotimin e zgjedhjeve të prillit, sulmuan institucionet tona në veri, KFOR-in dhe gazetarët përmes grupimeve kriminale, rrëmbyen tre zyrtarë tanë policor brenda territorit të Republikës sonë dhe organizuan një akt agresioni e ushtarak, me qëllim aneksimin e veriut e destabilizimin e rajonit ku vranë dhe rreshterin e heroin Afrim Bunjaku”, ka thënë Bislimi.

“Kemi Marrëveshjen Bazike të Brukselit e Aneksin e Zbatimit të Ohrit, të cilën Serbia refuzon në vazhdimësi ta nënshkruajë. E përveçse verbalisht, tashmë refuzimin e kemi edhe në të shkruar e si qëndrim zyrtar, përmes letrës së kryeministres Brnabiq gjatë këtij muaji”, ka shtuar ai.

Bislimi ka theksuar se gjatë vitit 2023 Serbia insistoi në mosnjohjen e Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, teksa shtoi dhe një element më të rrezikshëm, mosnjohjen e sovranitet e integritetit territorial, theksuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq më 26 tetor pas takimeve të Brukselit e po ashtu dhe në letrën e kryeministres serbe Ana Brnabiq.

Ai ka përkujtuar se targat dhe energjia ishin dy nga çështjet që u adresuan dhe ecën drejt epilogut, dhe pas mbi 20 vjetësh rryma do të paguhet në veri, e pas më shumë se 10 vjetësh Serbia njoftoi se do t'i njohë targat RKS.

Ndryshe, Bislimi 2023-ën e ka quajtur vit transformues, teksa ka shtuar se drejt 2024-ës do të vazhdojnë të punojnë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,976
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024