Vetura përplas për vdekje 52-vjeçarin në Durrës
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Sektor Rinia”, ku ende në rrethana të paqarta, një automjet ka përplasur një këmbësor dhe ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në kanal.

Dyshohet se errësira në rrugë dhe shpejtësia janë shkaktarë të aksidentit vdekjeprurës.

“Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31-vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52-vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024