Milani i kthehet fitores në Serie A, mposht me vështirësi Sassuolon
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas barazimit javën e kaluar me Salernitanan, Milani i është rikthyer fitores në Serie A.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “San Siro”, Milani e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Sassuolos, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Christian Pulisic, i cili i siguroi fitoren “Rossonerëve” në minutën e 59’.

Me pikët e reja, Milani zë vendin e tretë në kuotën e 36 pikëve, krahas Sassuolos që renditet në vendin e 16 me 16 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Milanit.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024