Në 9-mujorin e parë Shqipëria fitoi 3.2 miliardë euro vetëm nga turizmi
Turizem
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Edi Rama mbajti konferencën tradicionale të fundvitit, në të cilën numëroi arritjet e Shqipërisë për vitin 2023.

Sipas tij një ecuri shumë të mirë kanë pasur ekonomia e vendit, siguria, shërbimet publike.

Rama tha se rritja ekonomike e këtij viti i kalon parashikimet, ku ka ndikuar edhe bumi masiv i turistëve.

“Viti më i mirë në aspektin ekonomik, gjithmonë këtu duhet pasur parasysh paranteza në raport me vitet e shkuara dhe jo në raport me sa shumë ende duhet bërë në çdo drejtim e në radhë të parë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë kombëtare dhe ekonomisë së familjeve shqiptare. Viti më i mirë në aspektin e sigurisë, në aspektin e shërbimeve publike të investimeve publike e të investimeve të huaja direkte, viti më i mirë në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. Ky vit do të mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria shqiptare apo institucionet financiare ndërkombëtare. Ne besojmë se shifrat përfundimtare do të jenë rreth 4%, 3.7% apo 3.8%”, tha Rama.

Rama ka bërë të ditur se vetëm në 9-mujorin e parë Shqipëria nga turizmi ka përfituar të hyra prej 3.2 miliardë eurove.

“Turistët janë një nga kanalet më të rëndësishme të rritjes e të zhvillimit ekonomik dhe turizmi konsiderohet pjesë e të gjithë zërave të eksportit”, deklaroi ai. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024