SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Kosovë pagoi mbi 10 milionë euro dëme gjatë vitit 2023
Intervista
Lexohet për: 7 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Rreth dy milionë qytetarë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut ia kanë besuar të ardhmen një kompanie sigurimesh ndër më të suksesshmet në Evropë me mbi 600 zyra. Në Kosovë mbretëron një klimë shumë pozitive e të bërit biznes.

Fokusi kryesor është të ndihmojnë klientët të kenë një ndjenjë sigurie dhe të mbrohen në raste të papritura, thotë në një intervistë për KosovaPress, themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i SIGAL UNIQA, Avni Ponari.

Ponari thekson se kjo kompani ka paguar rreth 200 milionë euro dëme në Kosovë përgjatë këtyre 20 vjetëve.

Ai potencon se vetëm gjatë vitit 2023, vlera e dëmeve të paguara, kap shifrën rreth 10 milionë euro.

Drejtori i SIGAL UNIQA potencon se kjo kompani është e gatshme të marrë në sigurim objekte në miliarda euro, meqë sipas tij, natyra e punës dhe ndërtimit me partnerët ndërkombëtarë ndikon që të garantojnë një gjë të tillë.

Ai shton se numri i klientëve që kanë zgjedhur SIGAL UNIQA, arrin në mbi 1.5 milionë, për çka theksoi se fokus tjetër mbetet të jenë afër klientëve, përveç fizikisht edhe online.

"Për 20 vjet ne kemi paguar rreth 200 milionë dëme në Kosovë, ndërsa ky vit ka qenë rreth 10 milionë. Dëmet kanë qenë të niveleve të ndryshme, jo vetëm dëme motorike, por edhe shëndetësore, pasurore, sepse kjo është arsyeja pse ne jemi këtu... Prioriteti i një kompanie sigurimi, në përgjithësi, është i përcaktuar dhe fokusi është i ditur... Sot SIGAL është i gatshëm të marrë në sigurim objekte jo në miliona euro, por mbase edhe miliarda, sepse vetë natyra e punës dhe ndërtimit me partnerët ndërkombëtarë është e tillë që ne garantojmë dhe sigurojmë çdo lloj objekti dhe subjekti në territorin e Shqipërisë, duke përfshirë avionët, anijet, që i kemi në Shqipëri... 08:24 Sot, numri i klientëve në tri shtete është mbi 1.5 milionë banorë dhe i punonjësve është mbi 2 mijë e 200. Kemi një raport të drejtë dhe mbi 600-700 zyra në tri shtetet. Është një raport i drejtë i ndërtimit të përgjegjësive. Fokusi jonë tashmë është jo vetëm të jemi afër klientit fizikisht, por edhe online”, thotë Ponari.

Punën mbi 20-vjeçare, Ponari e quan storie interesante, për çka thotë se përgjatë këtyre viteve kanë qenë lider në tregun e sigurimeve, duke e udhëhequr atë jo vetëm në pikëpamjen financiare, por edhe të produkteve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut.

Ai shton se SIGAL Group Austria është një nga 50 kompanitë më të mëdha të Evropës Qendrore dhe asaj Lindore, derisa shton se fokusi i tyre është që jenë gjithmonë afër klientëve.

Ponari potencon se po t’i kryente këto shërbime në vende të tjera me numër më të madh të popullsisë, kompania nuk do të ishte me shifrat aktuale, por do të korrte edhe më shumë suksese.

"20 vjet në Kosovë dhe mbi 25 në Shqipëri, është një histori interesante, nuk mund të themi suksesi, sepse kur themi sukses, do të thotë se ti vepron në një ambient me shumë klientë. Popullsia në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, ku ne operojmë, është e vogël - në tri shtetet, 6 apo 6.5 milionë banorë. Në qoftë se këtë punë që unë e kam bërë me stafin tim në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, do ta kisha bërë në një vend ku numri i popullsisë është i lartë dhe numri i konsumatorëve është i madh, natyrisht që kompania nuk do të ishte më në këto shifra që është sot, që totali i shifrës vjetore kalon 100 milionë euro dhe është në  një nga 50 kompanitë më të mëdha të Evropës Qendrore dhe Lindore...Kjo periudhë ka qenë interesante, sepse ne kemi qenë lider në tregun e sigurimeve, e kemi udhëhequr këtë treg, jo vetëm në pikëpamjen financiare, por edhe në pikëpamjen e produkteve, duke qenë një shkollë e tregut të sigurimeve në të tri vendet. 05:36 Fokusi ynë ka qenë gjithmonë që të jemi afër punonjësve, por nga ana tjetër, të jemi edhe afër klientëve", thotë Ponari për KosovaPress.

Përveç këtyre, drejtori i kësaj kompanie, Avni Ponari thotë se sigurimi përbën një nga tri shtyllat e ekonomisë së një vendi.

Ai thekson se fatkeqësitë, sëmundjet, rreziqet natyrore, katastrofat janë rreziqe të cilat nuk shmangen, por zvogëlohen për shkak të sigurimeve.

Ponari potencon se sigurimet janë një industri që kanë vlera shumë të rëndësishme, për çka shton se janë edhe mbrojtëse të vlerave financiare.

"Sigurimet janë një industri që kanë vlera shumë të rëndësishme, sepse është njëra nga tri shtyllat e ekonomisë së një vendi. Fakti që kjo industri është mjaft e zhvilluar në botë, tregon që edhe fokusi i biznesit, njerëzve, qeverive te kjo industri, sepse në fund të fundit është mbrojtëse e vlerave financiare dhe e kthimit në pozicionet e mëparshme. Fatkeqësitë, sëmundjet, rreziqet natyrore, katastrofat janë rreziqe, të cilat nuk shmangen. Ato zvogëlohen me efektin e tyre, për shkak të sigurimeve. Sigurimet janë ato që i rikthejnë në pozicione financiare çdo lloj biznesi...03:07 Sigurimet janë produkte që janë mjaft të lira dhe me një konsum sa më të vogël të duhanit apo të pijeve alkoolike, ti mund të zëvendësosh këtë lloj konsumi me një produkt sigurimi. Pra, do të sigurosh shtëpinë,  shëndetin, një makinë kasko, bagëtitë në zonën ku je, fushën me grurë, mollë, rrush nga rreziqet natyrore, nga breshëri, shiu, stuhitë...Kjo e forcon personalitetin dhe dinjitetin e njeriut", potencon Ponari.

Ndërkaq, lidhur me atë se sa është e vështirë të bësh biznes në Kosovë, Ponari thotë se është më e lehtë se në Shqipëri, pasi sipas tij, janë disa gjëra pozitive dhe të rregulluara më mirë. Ai thotë se në Kosovë mbretëron një klimë shumë pozitive e të bërit biznes.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Kosovë është anëtar i Grupit UNIQA, një nga grupet kryesore të sigurimeve, me një traditë 200-vjeçare të ofrimit të sigurisë për më shumë se 9.4 milionë mbajtës të policave. Me mbi 20 vjet veprimtari në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, kjo kompani mbështet klientët  përmes dhjetëra degëve dhe agjencive në tërë Kosovën.

Kjo kompani me mbi dy mijë punonjës në rreth 700 zyre, është bërë simbol i besueshmërisë dhe përgjegjësisë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Kosovë, lider i sukseseve, me mbi 20 vjet punë e përkushtim, po përmbyll këtë vit me mbi 10 milionë euro dëme të paguara.

Për një jetë sa më të sigurt dhe një të ardhme pa pasur nevojë të kthesh kokën prapa, Ponari thotë se qytetarët zgjedhin t’i besojnë kompanisë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA.

Sigurimi i një përvoje të shkëlqyeshme të klientit, kujdesi i ofruar në menaxhimin e rreziqeve të ndryshme, mbrojtja e sigurt dhe e besueshme, janë ndër prioritetet e kësaj kompanie.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024