Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ka thënë se ka dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj të sanksionuarit të ShBA-së dhe BE-së, Milan Radojçiq. E derisa ai nuk tregoi arsyen e kësaj, drejtori i institutit “Octopus”, Agim Musliu thotë se asgjë nuk e justifikon një gjë të tillë, pasi ky i fundit ka sulmuar Republikën e Kosovës më 24 shtator.
Musliu thekson për KosovaPress, se asnjë marrëveshje e fshehtë ndërkombëtare nuk mund të aplikohet në raste të tilla, kur bëhet fjalë për një kryekomandant të terroristëve, i cili kryen agresion dhe akte të tilla ndaj një vendi.
Javë më parë KosovaPress, pati raportuar se INTERPOL ka lëshuar urdhërarrest për terroristin Milan Radojiçiq.
Ky i fundit ka pranuar se qëndron prapa sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, por që vazhdon të endet i lirë në Serbi./N.Jakupi/