Revista norvegjeze: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve verore 2024
Turizem
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Tradicionalisht, një numër jashtëzakonisht i madh i rezervimeve verore vijnë gjatë Krishtlindjes dhe javëve të para pas Vitit të Ri, shkruan në një artikull revista norvegjeze “NTB Kommunikasjon”.

“Është ende herët për të parashikuar verën e vitit 2024, por ne ju sugjerojmë disa tendenca te reja”, tha shefja e Unionit Ndërkombëtar të Turizmit “TUI Norway”, Anne Mørk-Løwengreen.

“Një numër më i madh norvegjezësh po planifikojnë të kalojnë pushimet e tyre verore në ishujt piktoresk grekë këtë vit”, tha Mørk-Løwengreen.

“Popullariteti i udhëtimeve “charter” në vendet e Mesdheut mbetet i lartë”, tha ajo.

“Kur bëhet fjalë për turne dinamike të paketave me fluturime të planifikuara që ofrojnë më shumë fleksibilitet për sa i përket nisjeve dhe kohëzgjatjes së udhëtimeve, ka një rritje të rezervimeve krahasuar me vitin e kaluar”, tha Mørk-Løwengreen.

Shqipëria është një destinacion i ri emocionues, e renditur në vendin e katërt.

Kjo ndoshta për shkak se Shqipëria është një vend ku monedha vendase është e favorshme në krahasim me koronën norvegjeze.

Gjatë verës së këtij viti, pati një rritje të interesit për të vizituar Shqipërinë, dhe tani ajo është në vendin e katërt për nga popullariteti, si destinacioni i pushimeve verore 2024. Kështu që është kënaqësi ta shohësh.

“Ka një rritje mjaft të madhe të rezervimeve përkatësisht, në qershor dhe gusht”, shtoi Mørk-Løwengreen.

“Ka më shumë turistë që janë të interesuar për pushime në periudhën jashtë sezonit, pra koha para dhe pas festave”, tha ajo.

“Kjo mund të nënkuptojë se një numër më i lartë vizitorësh zgjedhin të bëjnë pushimet e tyre në një kohë kur nuk është aq vapë sa në korrik”, tha Mork-Lowengreen, transmeton ATSh.

“Për të pasur një kontroll të mirë të buxhetit, turistët preferojnë destinacione të lira, ku të gjitha ushqimet dhe pijet apo qëndrimi në hotele të kenë një kosto të përballueshme”, tha menaxherja e “TUI Norway”, Anne Mork-Lowengreen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024