Ngrihet aktakuzë kundër një personi për rastin e Oliver Ivanoviq
Siguri
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehuri me inicialet M.M.

Aktakuza është ngritur për shkak se i njëjti ka kryer veprat penale  “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.

Rasti ka të bëjë me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, ku i pandehuri si pjesë e grupit veprimet i ka ndërmarrë pas ndodhjes së vrasjes duke penguar procedurën penale dhe pas hetimit i njëjti ka përdorë dokumente të falsifikuara si dhe ka kanosur personat zyrtarë, të cilët kanë zhvilluar procedurë penale ndaj tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024