Krasniqi në disa familje për festën e krishtlindjes
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot në festën e krishtlindjes disa familje shqiptare të besimit të krishterë ku është mirëpritur për të festuar së bashku.

Kreu i PDK-së ka bërë të ditur se ka qëndruar tek familjet e Edi Markut në Dardani, Rrok Lulit në Dujakë dhe Anton Nikollbibajt në Brekoc të Gjakovës, si dhe të Pjetër Përlazrit në Velezhë dhe Mario Palucës në Trepeticë të Prizrenit.

"Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut – e posaçërisht gjatë festave! Ngrohtësia e vatrave të zjarrit, dritat vezulluese që zbukuronin pemët e dekoruara bukur dhe meloditë e ëmbla të këngëve tona që kumbonin nëpër çdo shtëpi ku isha sot mysafir, i bënë vizitat e mia me rastin e Krishtlindjes vërtetë magjike", ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së u ka shprehur mirënjohje secilës familje që hapi sot dyert dhe zemrat e tyre për ta mirëpritur në këtë festë të veçantë.

"Bujaria, mikpritja dhe miqësia juaj më kanë lumturuar shumë, andaj ju jam shumë mirënjohës për kujtimet e bukura që krijuam së bashku. Fryma e kësaj feste le të vazhdojë të shkëlqejë në jetën tuaj, duke përhapur përgjithmonë vetëm dashuri, paqe dhe mbarësi! Për shumë mot Krishtlindjen!", tha Krasniqi.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024